Aktualitet

Era trëndelinë alarmon stjuardesat, avioni ulje urgjente në Rinas


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:05 - 22/12/21 |
Opi Nion

Avioni i linjës Tiranë-Pisa është rikthyer në pistë vetëm pak minuta pas nisjes nga Aeroporti “Nënë Tereza”. Sipas Abc shkak është bërë xhupi i një pasagjeri që mbante aromë trëndeline.

Aroma ka bërë që stjuardesat dhe stafi i avionit të dyshojnë për prani të lëndës narkotike. Kështu avioni është rikthyer në pistën e TIA-s, vetëm pak momente pasi ishte nisur.

Pasi u ul sërish në Rinas është kontrolluar pasagjeri si dhe është verifikuar aroma e xhupit të tij. Menjëherë pas kontrollit avioni është rinisur përsëri. Kjo ka shkaktuar një vonesë me gati dy orë për mbërritjen e avionit në Pisa./Opinion.al

Pas