Aktualitet

Protestuan për mbajtjen e maskave, procedohen 15 qytetarë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:34 - 16/10/20 |
Opi Nion

Policia ka nisur procedimin penal ndaj 15 shtetasve, të cilët ditën e djeshme protestuan kundër vendimit për mbajtjen e maskës me detyrim në çdo ambient. Uniformat blu bëjnë me dije se në zbatim të aktit normativ këta persona janë gjobitur.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, filloi procedimi penal ndaj 15 shtetasve, pasi ditën e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kanë organizuar dhe protestuar në kundërshtim me masat anti-covid. Gjithashtu në zbatim të Aktit Normativ, shërbimet e Policisë kanë proceduar me masat administrative përkatëse gjobë për 15 shtetasit”, sqaron policia.

Ditën e djeshme protestuesit paralajmëruan se do të digjnin një numër maskash në mënyrë demonstrative për të treguar kundërshtimin e tyre. Ndërsa një nga qytetarët është shprehur: “Ia vlen të protestosh dhe i vetëm kundër një ligji të padrejtë që nxjerr me akt normativ kryeministri. Kundër shkeljes kushtetuese, është një nen i veçantë mbi liritë dhe të drejtat e njeriut. Kryeministri nxjerr vendime arbitrare”./ Opinion.al

Pas