Kryesore

Protestat kundër rritjes së çmimeve/Reagon Meta, ja thirrja që ka për qeverinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:38 - 11/03/22 |
Opi Nion

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me protestat që qytetarët shqiptarë kanë organizuar kundër rritjes së çmimeve.

Meta i ka bërë thirrje qeverisë që të adresojë të gjitha shqetësimet e qytetarëve. Ndërsa shkruan se i tërheq vëmendje Policisë së Shtetit për tu distancuar nga dhuna dhe ndalimet e pajustifikuara.

“I bëj thirrje Qeverisë të dëshmojë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e të gjitha çështjeve që po shqetësojnë me të drejtë qytetarët, të cilët prej ditësh po protestojnë, në mbarë vendin, për dinjitetin dhe të drejtat e tyre thelbësore. Policisë së Shtetit i tërheq vëmendjen për t’u distancuar nga dhuna e papranueshme dhe ndalimet e pajustifikuara”,-shkruan Meta në Facebook./Opinion.al

Pas