Aktualitet

Protesta/ Rama: Një non-grata dhe një spiun mblodhën militantë, s’ka lidhje me popullin



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:36 - 15/11/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e sotme për mediat është pyetur edhe për protestën e opozitës që u zhvillua më 12 nëntor.

Rama e cilësoi protestën si partiake me militantë ndërsa shtoi se s’ka lidhje me popullin.

“Për ca proteste më flisni? Për cilët qytetarë? Për një protestë partish? Një nongratë dhe një spiun që mbledhin militantët e tyre? S’ka lidhje me popullin, është protestë partish për pushtet, për të prishur e për të marrë, me të vetmin rezultat që hodhën ca bojë këtu që u deshën të punonin punëtorët natën për ta larë… ça proteste?

As nuk di sa ishin, as i kam parë as më interesojnë, mund ta bëjnë çdo ditë po të duan, është një çorbë që e kemi parë prej 30 vitesh që e gatuan i njëjti kuzhinier, një nongrata. Më vjen keq që militantë shkojnë pas atyre që paguhen nga të huajt për të bërë dëm”, u shpreh Rama.

Pas