Aktualitet

Plagosi kryebashkiakun e Divjakës dhe shoferin e tij, lihet në burg Orgest Xhelili



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:31 - 15/11/22 |
Opi Nion

Orgest Xhelili, i cili plagosi kreun e Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe shoferin e tij, ka dalë para gjykatës së Lushnjës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Për të prokuroria kishte kërkuar masën e arrestit në burg, masë e cila u pranua nga gjykata. Përpara hetuesve autori e ka pranuar krimin dhe ka shpjeguar se shkak për konfliktin është bërë largimi i tij nga puna.

Ngjarja ndodhi paraditen e 11 nëntorit në afërsi të Bashkisë së Divjakës.  Xhelili, i cili ishte liruar pak kohë më parë nga detyra, qëlloi gjashtë herë me thikë në shpinë, kryebashkiakun. Ndërsa, shoferi Bullari i cili ka qenë aty pranë, ka ndërhyrë, dhe është qëlluar dy herë me thikë nga Xhelili.

Të plagosurit ndodhen ende në spital, por në gjendje të mirë shëndetësore.

Pas