Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Protesta në mbështetje të kauzës palestineze, SHBA shton masat e sigurisë

2023/10/14 at 2:02 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Protesta në mbështetje të kauzës palestineze, SHBA shton masat e sigurisë

Agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit kanë shtuar masat e sigurisë për të mbrojtur komunitetet hebraike dhe myslimane mes protestave globale lidhur me konfliktin izraelito-palestinez, ndërsa mijëra demonstrues pro-palestinezë mbushën rrugët e qytetit të Nju Jorkut.


Turma protestuesish u mblodhën pranë sheshit Times Square në Manhattan, duke kërkuar pavarësinë e territoreve palestineze dhe duke dënuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu ndërsa qeveria e tij intensifikoi sulmet në Rripin e Gazës në hakmarrje për valën e mizorive të befasishme nga luftëtarët e Hamasit në Izrael.

Shumë nga protestuesit mbanin maska për të fshehur identitetin e tyre, për siç thanë ata, për të mbrojtur sigurinë e tyre.

Organet e rendit në Nju Jork dhe qytete të tjera amerikane thanë se po përshkallëzojnë patrullimet rreth sinagogave, xhamive dhe institucioneve të tjera hebraike dhe myslimane, megjithëse autoritetet këmbëngulën se nuk kanë të dhëna për ndonjë kërcënimi specifik ose të besueshëm.

Ditët e fundit Izraeli ka intensifikuar sulmet në Gaza në përgjigje të sulmeve në Izraelin jugor fundjavën e kaluar nga persona të armatosur nga grupi militant Hamas i mbështetur nga Irani, i cili sundon enklavën që Izraeli e pushtoi nga Egjipti në vitin 1967.

Sulmi i Hamasit vrau të paktën 1300 izraelitë, duke shënuar goditjen më vdekjeprurëse palestineze ndaj shtetit hebre në histori. Izraeli ka vrarë të paktën 1,900 palestinezë në sulmet ajrore ndaj Gazës ndërsa u ka kërkuar më shumë se 1 milion banorëve që të largohen nga pjesa veriore e enklavës brenda 24 orësh përpara një tjetër sulmi madhor.

Në Shtetet e Bashkuara, zyrtarët e sigurisë kombëtare u takuan në Shtëpinë e Bardhë të premten për të diskutuar përgatitjet për mbrojtjen e komuniteteve hebraike dhe myslimane në të gjithë vendin, si dhe objektet diplomatike në Uashington dhe qytetet ku ndodhen konsullatat izraelite, përfshirë Nju Jorkun dhe Los Anxhelosin.

“Për momentin, asnjë nga agjencitë tona të zbulimi nuk ka ndonjë të dhënë specifike për kërcënime në Shtetet e Bashkuara që lidhet me sulmin terrorist të Hamasit në Izrael. Ne vazhdojmë të mbetemi vigjilentë ndaj çdo kërcënimi të mundshëm”,  tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

​Policia e qytetit të Nju Jorkut ishte në gatishmëri të lartë, duke mbajtur një profil shumë të dukshëm gjatë tubimit të zhurmshëm por paqësor në sheshin Times Square, ndërsa mijëra bërtisnin, u binin daulleve dhe valëvitnin flamuj dhe pankarta palestineze./VOA

Etiketa: izraelpalestineprotestuessiguri


Ju sugjerojmë

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë
Aktualitet

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë

27 Qershor, 2026 10:37 pm
Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë
Kryesore

Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë

27 Qershor, 2026 10:19 pm
Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh
Bota

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh

27 Qershor, 2026 8:36 pm
Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve

27 Qershor, 2026 8:12 pm
Autogoli është kryefjala e këtij Botërori, barazohet rekordi i “Rusi 2018”
Sport

Autogoli është kryefjala e këtij Botërori, barazohet rekordi i “Rusi 2018”

27 Qershor, 2026 7:37 pm
Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956
Bota

Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956

27 Qershor, 2026 5:22 pm
Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër
Bota

Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër

27 Qershor, 2026 4:22 pm
Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës
Aktualitet

Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës

27 Qershor, 2026 4:18 pm
Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase
Bota

Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase

27 Qershor, 2026 2:40 pm
VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji
Bota

VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji

27 Qershor, 2026 2:18 pm
Para
Zv.kryeministri i Maqedonisë takon Taulant Seferin: Suksesi i Kombëtares qëndron në rrënjët e bashkimit

Zv.kryeministri i Maqedonisë takon Taulant Seferin: Suksesi i Kombëtares qëndron në rrënjët e bashkimit

Sulmi i 24 shtatorit, Policia e Kosovës sërish aksion në Banjskë

Aksione në Banjskë, Policia e Kosovës gjen mjete shpërthyese gjatë kontrollit në veri

Pas sulmit në Francë, mbyllet muzeu i Luvrit për arsye sigurie

Pas sulmit në Francë, mbyllet muzeu i Luvrit për arsye sigurie
















TE FUNDIT

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë
27 Qershor, 2026

Pas përfundimit të një serie fjalimesh në ditën e 28-të para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin e tyre të organizuar....

Lexo më shumë

Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë

Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë
27 Qershor, 2026

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nën presion pas muajsh protestash antiqeveritare, tha të shtunën se do të japë dorëheqjen brenda...

Lexo më shumë

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh
27 Qershor, 2026

Ukraina njoftoi të shtunën se e ka kryer një sulm me rreze të gjatë veprimi gjatë natës ndaj një ndërtese...

Lexo më shumë

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve
27 Qershor, 2026

Në ditën e 28-të të protestës qytetarët janë grumbulluar në sheshin “Skënderbej”, si çdo ditë. Me pankarta në duar për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}