Kryesore

Protesta e opozitës/ Reagon OSBE-ja


               Publikuar në : 13:11 - 25/05/19 |
Al Do

Prezenca e  OSBE në Shqipëri ka reaguar në lidhje me protestën e thirrur sot nga opozita duke ripërsëritur edhe njëherë apelin që ata bën pas protestës së 11 majit.

Deklarata thekson se dhuna është e papranueshme dhe se trazirat nuk janë një mjet politik në demokraci.

Deklarata e OSBE

E tërë familja e OSBE-së — Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, Kryetari i Radhës i OSBE-së dhe ministri i Jashtëm e për Evropën i Sllovakisë, Miroslav Lajčak, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger, Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli dhe Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Roberto Montella — e dënuan fuqishëm përdorimin e dhunës, nga ana e protestuesve, në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, më 11 maj 2019. Ata theksuan të drejtën për t’u tubuar dhe për të protestuar në mënyrë paqësore, por nënvizuan se dhuna është e papranueshme dhe se trazirat nuk mund të zëvendësojnë angazhimin politik demokratik. E sjellim në vëmendje këtë deklaratë përpara protestës së 25 majit 2019. Deklarata mbetet po aq e vlefshme sa edhe dy javë më parë. Koktejet e molotovit, hedhja e gurëve dhe e shashkave janë të paligjshme; reagimi i tepruar i forcave të rendit nuk mund të pranohet. I nxitim pjesëmarrësit dhe drejtuesit e protestës së sotme të jenë të përmbajtur. Përmendja e derdhjes së gjakut, pak ditë përpara një proteste publike, është e papërputhshme me demokracinë moderne dhe me protestat demokratike. /Opinion.al

Pas