Aktualitet

Kreu i qeverisë në kafe me kreun e sapozgjedhur të Akademisë së Shkencave


               Publikuar në : 14:15 - 25/05/19 |
Al Do

Edi Rama dhe Skënder Gjinushi janë takuar sot privatisht, një ditë pas zgjedhjes së këtij të fundit në krye të Akademisë së Shkencave.

Takimi mesa duket është bërë në një lokal në kryeqytet ku Rama dhe Gjinushi janë duke biseduar

Skënder Gjinushi, ish-ministër i Arsimit u zgjodh dje në krye të Akademisë së Shkencave  me 35 vota pro dhe 6 kundër.

I gjithë procesi i zgjedhjes së kryetarit të Akademisë së Shkencave u kundërshtua nga opozita dhe nga akademiku Artan Fuga. Sipas tyre këto zgjedhje jo vetëm që ishin një farsë por ato përbëjnë një puc institucional ndaj Akademisë së Shkencave.

Edmond Spaho në një deklaratë për mediat dje dënoi këto zgjedhje dhe u zotua se Partia Demokratike do të luftonte për mbrojtjen e institucionit të akademisë dhe reformimin e saj. /Opinion.al

Pas