Aktualitet

U shkarkua nga KPA, ish prokurorja kërkon shkarkimin e gjyqtarëve


               Publikuar në : 13:43 - 25/05/19 |
Al Do

Ish anëtarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Antoneta Sevdari, ka kërkuar sot shkarkimin nga detyra dhe procedim disiplinor për gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci dhe Ardian Hajdari.

Antoneta Sevdari u shkarkua në shkurt të 2019 nga KPA për pamjaftueshmëri në deklarimin e pasurisë dhe cënim të besimit të publikut te drejtësia.

Sevdari u konfirmua në detyrë nga KPK me 18 korrik 2018, por vendimi u apelua në gusht 2018 nga Komisioneri Publik.

Trupa gjykuese e KPA e kryesuar nga Luan Daci kryesues, Sokol Çomo relator dhe anëtarët Ardian Hajdari, Ina Rama dhe Rezarta Schuetz, njoftoi në seancë publike se shumica e tyre kishin arritur në përfundimin se Sevdari kishte bërë deklarim të pamjaftueshëm në kriterin e pasurisë. /Opinion.al

Pas