Aktualitet

Protesta e Berishës, Çuçi: Policia e depolitizuar, aktet e dhunës nuk tolerohen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:43 - 08/01/22 |
Opi Nion

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka reaguar për protestën e zhvilluar sot para selisë së PD, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Çuçi shkruan se Policia e Shtetit tregoi edhe njëherë sot një sjellje profesionale në garantimin e rendit dhe sigurisë publike, ndërsa theksoi se aktet e dhunës dhe tentativat për të cënuar rendin publik nuk do të tolerohen.

“Policia e Shtetit tregoi edhe njëherë sot një sjellje profesionale në garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Dëshmoi gjithashtu se është një trupë e depolitizuar dhe tërësisht e angazhuar për të siguruar jetën dhe pronën e qytetarëve. Protestat paqësore janë themelore në demokraci, por aktet e dhunës dhe tentativat për të cënuar rendin publik nuk do të tolerohen. Policia e Shtetit është e vendosur për të vijuar punën dhe misionin që i ngarkon ligji. Përgë[email protected]”, thekson ministri Çuçi./Opinion.al

Pas