Kryesore

Protesta e 7 korrikut/Kryemadhi: Tubim për ata që po vidhen nga hajdutët e gjatë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:06 - 04/07/22 |
Opi Nion

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u pyet sot edhe për protestën e 7 korrikut që është thirrur nga Sali Berisha. Në një konferencë për mediat ajo ka konfirmuar se LSI ka marrë ftesë që t’i bashkohet protestës.

Ndërsa deklaroi se në protestë duhet të dalin të gjitha ata që mendojnë se populli po vidhet nga “hajdutët e gjatë”.

LSI është e ftuar për të marrë pjesë në protestën e 7 korrikut, ne kemi marrë pjesë në çdo protestë dhe kur kanë qenë individë që kontrolloheshin nga Edi Rama, është një protestë që kush mendon që shqiptarët vidhen nga hajdutët e gjatë, ky na doli hajdut me server, që paguan çdo ditë inceneratorët, ka një arsye për të protestuar më 7 korrik, jo vetëm për këtë gjë dhe shumë të tjerë që janë te pakënaqur dhe me Monika Kryemadhin, se klasa politike ka përgjegjësinë e saj”,-u shpreh Kryemadhi./Opinion.al

Pas