Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ndahemi nga Maqedonia e Veriut”,Rama: Gabim nëse s’pranohet propozimi francez

2022/07/04 at 11:16 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Ndahemi nga Maqedonia e Veriut”,Rama: Gabim nëse s’pranohet propozimi francez

Kryeministri Edi Rama deklaron se do ishte një gabim i madh nëse Maqedonia e Veriut nuk do të pranonte propozimin e presidentit francez, Emanuel Macron lidhur me zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë.


Gjatë një interviste për televizionin “Kanal 5” në Shkup, Rama apeloi që drejtuesit e Maqedonisë së Veriut të pranojnë propozimin që i hap rrugë procesit të negociatave për Tiranën dhe Shkupin.

“E kam ndjekur në vijimësi të gjithë punën e madhe që është bërë veçanërisht në Madrid për t’i dhënë zgjidhje shqetësimeve të Maqedonisë së Veriut dhe mund t’ju them që Presidenti Macron ka ushtruar të gjithë influencën e tij duke punuar 48 orë pa pushim, natë e ditë dhe falë marrëdhënieve të mira me të, por edhe falë Bujar Osmanit që ishte i jashtëzakonshëm për durimin, qëndresën dhe kokëfortësinë, propozimi i ri, i cili është dhe përfundimtari për ju që ta kuptoni, ka dalë dhe unë besoj fort që ka ardhur koha e duhur dhe është absolutisht një ide e mirë t’a zbatoni dhe të hapni këtë derë”, theksoi Rama.

Kryeministri tha gjatë intervistës se “nuk kam hyrë në martesën e konfliktit nëse mund t’a quaj të tillë, por mënyra se si bullgarët e kanë trajtuar atë ishte një turp. Por në të njëjtën kohë mund t’ju them se ndodhi çfarë ndodhi në sensin që Bullgaria është anëtare e BE-së,  BE-ja ka një mënyrë të adresimit të gjërave që është shndërruar në një lloj pengmarrje e vendeve për interesin e një vendi apo të një tjetri dhe gjithashtu fryma e zgjerimit është shtrembëruar disi. Pra kjo është e gjithë situata. Edhe njëherë unë kurrë nuk do guxoja të dilja publikisht dhe të thosha atë që i thashë Dimitar Kovaçevski. Unë isha ai që i thashë atij më përpara, se kjo është një rrugë që nuk të çon asgjëkundi gjatë një diskutimi që zhvilluam në kthim nga Brukseli dhe i thashë që tani është në rregull”.

Rama sqaroi se nuk po i kërkon homologut të Maqedonisë së Veriut të pranojnë këtë propozim se Shqipëria do përballet me vështirësi.

“Shqipëria tani e ka kapërcyer pikën ku mund të eci vetëm dhe sigurisht ne do të kërkojmë të ecim të ndarë nëse Maqedonia e Veriut nuk do e pranojë, por po them do e pranoj sepse nuk do ketë një propozim tjetër, është përfundimtari, dhe ju nuk keni pse të rrini dhe 17 vite të tjera përballë asaj dere. Ajo derë duhet të hapet dhe në një farë mënyre çdo gjë do të diskutohet, çdo pikë do kalojë në debat, çdo pyetje do marrë përgjigje në dialogun midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, kështu që hapeni këtë derë, hapeni tani”, nënvizoi Rama.

Sipas tij, kjo ka të bëjë me zgjedhje dhe tani ka ardhur koha që Shkupi ta bëjë zgjedhjen.

“Instikti dhe mendimi im modest më thotë që do ishte një gabim i madh mos t’a pranoni. Do të ishte një gabim i madh sepse vendi mund të mbetet shumë mbrapa dhe askush nuk do ketë vullnetin të kthehet prapë dhe imagjinoni të mblidhni të gjitha vendet bashkë, prandaj mos e bëni, thjesht mos e bëni.  Sigurisht 100 %. Asgjë nuk ka ndryshuar në këtë aspekt, por ndërkohë më duhet t’ju them se në këtë situatë liderët e BE-së nuk mund të bëjnë më shumë. Është një mekanizëm në vetvete që ka nevojë të ndryshojë. Ata kishin ngelur në kurth, ishin strucët e Bullgarisë si ne, por sigurisht për ne ishte një eksperiencë e dhimbshme të ishe peng”, deklaroi Rama.

Megjithatë, kryeministri Rama tha gjatë intervistës për televizionin maqedonas se e respekton Bullgarinë dhe popullin bullgar, por shprehu mendimin se çështja me Maqedoninë e Veriut nuk duhet të jetë pjesë e rrugës drejt BE-së.

“Mendoj që kjo mbetët për t’u zgjidhur nga Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut. Nuk më takon mua të flas për këtë sepse unë e respektoj Bullgarinë, e respektoj popullin bullgar. Është e komplikuar prandaj nuk duhet të jetë pjesë e e rrugës drejt BE-së, në mendimin tim. Kjo gjë më revolton, çështje midis dy vendeve të lidhura me historinë para së gjithash bëhen çështje të politikës dhe politika nuk është për të zgjidhur historinë, politika ose e bën ose e komplikon edhe më shumë historinë, pra sa më shumë që përpiqeni të zgjidhni diçka nëpërmjet politikës, aq më e vështirë bëhet sepse bëhet çështje midis partive dhe pastaj bëhet çështje elektorale dhe kështu ka ndodhur, por në fund janë çështje që mbeten për t’u zgjidhur midis jush dhe nuk më takon mua të them çfarë është e drejtë dhe e gabuar”, u shpreh Rama./ATA



Ju sugjerojmë

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj
Kronikë

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj

13 Qershor, 2026 10:44 pm
Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

13 Qershor, 2026 10:40 pm
Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë
Kryesore

Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë

13 Qershor, 2026 9:12 pm
Integrimi/ Rama: Molotovarët e opozitës pengojnë Shqipërinë
Kryesore

Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehje e neveritshme që shoqëron protestën

13 Qershor, 2026 7:51 pm
Kryetari i Parlamentit të Iranit: Do rezistojmë deri në frymën e fundit për fitoren
Bota

Kryetari i Parlamentit të Iranit: Do rezistojmë deri në frymën e fundit për fitoren

13 Qershor, 2026 7:50 pm
Nis protesta e 14-të, qytetarët mblidhen përpara Kryeministrisë
Aktualitet

Nis protesta e 14-të, qytetarët mblidhen përpara Kryeministrisë

13 Qershor, 2026 6:46 pm
Tregu i punës mbushet me të huaj, shtohet punësimi i emigrantëve në Durrës
Aktualitet

Tregu i punës mbushet me të huaj, shtohet punësimi i emigrantëve në Durrës

13 Qershor, 2026 6:43 pm
Në prag të marrëveshjes SHBA-Iran, ulet çmimi i naftës në bursa
Bota

Në prag të marrëveshjes SHBA-Iran, ulet çmimi i naftës në bursa

13 Qershor, 2026 4:43 pm
Zvicra në referendum, vendos për pragun prej 10 milionë banorësh të popullsisë
Bota

Zvicra në referendum, vendos për pragun prej 10 milionë banorësh të popullsisë

13 Qershor, 2026 3:02 pm
Detaje nga dosja e SPAK, takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët
Kronikë

Detaje nga dosja e SPAK, takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët

13 Qershor, 2026 2:09 pm
Para
“Çështja Babale”,Berisha:Rama dhe grupi mafioz duan t’i marrin mandatin Salianjit

“Çështja Babale”,Berisha:Rama dhe grupi mafioz duan t’i marrin mandatin Salianjit

“Trafikonte drogë i mbrojtur nga Rama e Xhafa”,Berisha: Salianji denoncoi Geronin

“Trafikonte drogë i mbrojtur nga Rama e Xhafa”,Berisha: Salianji denoncoi Geronin

Video/Vidhnin materialet e firmës ku punonin, arrestohen 3 persona në Tiranë

Video/Vidhnin materialet e firmës ku punonin, arrestohen 3 persona në Tiranë
















TE FUNDIT

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj
13 Qershor, 2026

Moisi Habilaj është arrestuar mbrëmjen e sotme në Borsh, gjatë një operacioni të zhvilluar nga strukturat e Policisë së Shtetit....

Lexo më shumë

Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
13 Qershor, 2026

Pas përfundimit të fjalimeve në protestën para Kryeministrisë, qytetarët janë përhapur nëpër rrugët e Tiranës, me protestuesit që janë duke...

Lexo më shumë

Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë

Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë
13 Qershor, 2026

Sali Berisha, në një takim me fermerët në Cërrik, i bëri thirrje të rinjve që të bëjnë të pamundurën për...

Lexo më shumë

Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehje e neveritshme që shoqëron protestën

Integrimi/ Rama: Molotovarët e opozitës pengojnë Shqipërinë
13 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka marrë shkas nga thirrjet për bojkotin e koncertit të Ylli Limanit për të reaguar sërish për protestën qytetare...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}