Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prindërit e Arben Frrokut, letër Donald Lu: Ndihemi të zhgënjyer

2015/11/20 at 8:39 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Prindërit e Arben Frrokut, letër Donald Lu: Ndihemi të zhgënjyer

Prindërit e Arben Frrokut, biznesmenit të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt, por që u arratis para se Apeli të jepte vendimin, i janë drejtuar me një letër ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, fill pasi diplomati amerikan bëri akuzën­”bombë”, duke e cilësuar Frrokun si vrasës të shefit të policisë e kriminel që duhet t’i trembet reformës në drejtësi.


Nëpërmjet një letre të gjatë që disponon “GSH”, Leze e Preng Frroku, pasi sqarojnë rrethanat e ngjarjes dhe faktin se djali i tyre u etiketua si autor i krimit vetëm pak orë pas ngjarjes, i kujtojnë ambasadorit Lu, se po të kishte qenë në Shqipëri në kohën e ngjarjes, do të kishte dalë në një konkluzion të ndryshëm nga ai që shprehu publikisht më datë 17.11.2015. Prindërit e biznesmenit të shpallur tashmë në kërkim, i kujtojnë ambasadorit se duhet ta lërë drejtësinë të flasë, dhe në rastin e tyre, do të ishte më mirë nëse do të kishte bërë ndonjë kritikë për prokurorët. Në fund, të dy i bëjnë thirrje ambasadorit Lu që të japë ndihmën e tij, për një vlerësim të drejtë dhe korrekt për çështjen në fjalë.

LETRA E PLOTE

I nderuar z. Ambasador Donald LU! Në radhë të parë, më lejoni t’ju uroj shëndet të plotë dhe mbarëvajtje në punën dhe misionin tuaj. Mision i vështirë dhe fisnik, në përmbushje të reformës dhe vendosjes së standardeve të demokracisë në Shqipëri. Unë që po ju shkruaj quhem Preng Frroku, babai i personit të dënuar Arben Frroku, personi që nga ju është konsideruar kriminel shumë i rrezikshëm që lëviz i lirë. Z.Ambasador! Pasi dëgjova fjalët tuaja, që për fatin e mirë ju i shqiptuat në gjuhën shqipe, u ndjeva shumë keq, madje u ndjeva i zhgënjyer nga ju, pasi mendoj se konkluzioni juaj është i nxituar, pasi djali im ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, dhe si rrjedhojë e kësaj drejtësia shqiptare akoma nuk e ka dhënë fjalën e fundit në çështjen penale kundër tij. I nderuar z.Ambasador! Unë e vlerësoj shumë punën tuaj dhe mendoj se fjalët dhe orientimet tuaja janë piketa për qeverinë dhe ministrat tanë, por do t’ju lutesha shumë që, ato mesazhe që jepni të jenë sa më të paanshme, sa më të sakta, dhe ajo që është më kryesorja, të jepen në momentin e duhur. Këtë jua thotë një burrë i moshuar që jam unë, me shumë vite mbi shpinë, jo me shkollë shumë, por me shumë vite eksperiencë nga jeta. I nderuar z.Ambasador! Unë së bashku me familjen time, gjatë gjithë jetës kemi vuajtur shumë, kemi vuajtur në sistemin e komunizmit, dhe për fatin tonë jo të mirë, po vuajmë edhe tani. Madje akoma më shumë tani që erdhi koha e demokracisë.

Vuajtjet e mia dhe të familjes sime konsistojnë në kalvarin e gjyqeve të filluara nga prokuroria kundër fëmijëve të mi, ku ende pa përfunduar gjyqet kundër tyre, ata janë konsideruar fajtorë të ngjarjeve shumë të rënda, madje kaq shpejt te rasti i Arbenit, sa as tri orë nuk kishin kaluar nga vrasja e shefit të policisë, kur drejtoria e Policisë Tiranë kishte deklaruar se kishte identifikuar autorin e vrasjes, duke nominuar emrin e djalit tim, Arben Frroku, si autorin e vrasjes së shefit të policisë, të ndjerit Dritan Lamaj. Që në vitin 2013, që djemtë e mi vendosën t’i futeshin politikës, gjërat për të gjithë ne familjarët e tyre kanë ndryshuar. A thua se ne ishim një tabelë qitjeje, si nga njëri krah, po ashtu edhe nga krahu tjetër i politikës, ku të gjitha këto palë, me qëllimin e vetëm të fitonin ndopak pikë në fushatën elektorale të vitit 2013, gjë e cila ka vazhduar për shumë kohë, deri edhe në ditët e sotme. Është e vërtetë që, për fatin e keq të tij dhe të familjes, më datë 24.02.2013, në Tiranë është vrarë një shef policie, i ndjeri Dritan Lamaj. Ju z.Ambasador, në shkurt të 2013­ës, duke mos qenë në Shqipëri, nuk arrini ta imagjinoni se sa shumë është përfolur për djalin tim, që në orët e para pas ngjarjes, duke e deklaruar atë si autor të kësaj ngjarjeje të rëndë. Kjo si pasojë e një konflikti të mëparshëm që djali im, Arben Frroku, kishte pasur me viktimën Dritan Lamaj, konflikt të cilin djali im e kishte denoncuar dhe po e ndiqte në rrugë ligjore. Që natën e vrasjes së shefit të policisë, më datë 24.02.2014, pas afro tri orësh Arbeni është konsideruar autor i kësaj vrasjeje, pa pasur as edhe një provë të vetme. Jo vetëm atë natë, por as edhe pas dy vitesh, deri kur më datë 03.04.2015, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda e deklaroi të pafajshëm, duke deklaruar se ai nuk kishte lidhje me atë vrasje të rëndë”./ Balkanweb

 



Ju sugjerojmë

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë
Bota

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë

30 Qershor, 2026 10:47 pm
Dita e 31-të e protestës në Tiranë
Aktualitet

Dita e 31-të e protestës në Tiranë

30 Qershor, 2026 8:24 pm
Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako
Bota

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako

30 Qershor, 2026 7:59 pm
Britani, masa ekstreme kundër emigracionit
Bota

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit

30 Qershor, 2026 6:59 pm
Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim
Aktualitet

Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim

30 Qershor, 2026 6:54 pm
Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur
Kronikë

Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur

30 Qershor, 2026 6:34 pm
Europa po nxehet më shumë se çdo zonë tjetër e planetit, tre arsyet kryesore
Bota

Europa po nxehet më shumë se çdo zonë tjetër e planetit, tre arsyet kryesore

30 Qershor, 2026 6:29 pm
Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…
Aktualitet

5 mijë lekë bonus për pensionistët, Rama: Pasqyrë e një vendi ku ekonomia rritet

30 Qershor, 2026 5:49 pm
Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve
Politikë

Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

30 Qershor, 2026 5:24 pm
Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët
Aktualitet

Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët

30 Qershor, 2026 5:21 pm
Para
Facebook: Ja sa herë mund ta shihni ish-in pas ndarjes

Facebook: Ja sa herë mund ta shihni ish-in pas ndarjes

E arrestuara e bandës së kokainës: Sëmundja e nënës më detyroi të shisja drogë

E arrestuara e bandës së kokainës: Sëmundja e nënës më detyroi të shisja drogë

Parlament: Saimir Tahirit i thyhet karrigia, Ristani: I rëndon pesha e krimit

Parlament: Saimir Tahirit i thyhet karrigia, Ristani: I rëndon pesha e krimit

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë
30 Qershor, 2026

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën po vijon të shkaktojë pasoja edhe në Itali. Sipas të...

Lexo më shumë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë
30 Qershor, 2026

Këtë të martë po mbahet dita e 31-të e tubimit në Tiranë. Protesta nisi që në mëngjes, ku disa qytetarë...

Lexo më shumë

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako
30 Qershor, 2026

Në verën e vitit 2022, Mykhailo Tkach, gazetar investigativ i së përditshmes Ukrainska Pravda, udhëtoi në jug të Francës. Ai...

Lexo më shumë

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit
30 Qershor, 2026

Azilkërkuesit në Britaninë e Madhe mund të detyrohen t’i kthejnë shtetit deri në 10 mijë paund, për shpenzimet e akomodimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}