Bota

Princi i Belgjikës infektohet me Covid, revolta dhe pikëpyetje në internet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:03 - 30/05/20 |
el ida

Princi Joachim i Belgjikës është infektuar me koronavirus pasi mori pjesë në një festë në Spanjë.

Raportohet se djali i Princeshës Astrid dhe nipi i Mbretit Philippe, e mori virusin në një party në Cordoba, por është në gjendje të mirë dhe se simptomat e tij janë të lehta.

Infeksioni i 28-vjeçarit solli revolta dhe pikëpyetje në rrjetet sociale, lidhur me mënyrën se si ai udhëtoi drejt Spanjës në një kohë kur të gjithë janë urdhëruar të zbatojnë masat kundër koronavirusit.

Pallati mbretëror thotë se ai udhëtoi në 24 maj për çështje profesionale, por mediat vendase sugjerojnë se ai shkoi në një festë dy ditë më vonë./Opinion.al

Pas