-Jetë dhe Stil

Princ Harry akuzon Princin William për sulm fizik: Më kapi prej jake dhe…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:23 - 05/01/23 |
Opi Nion

Princi Harry ka pohuar në librin e tij “Spare” se vëllai i tij Princi William e ka sulmuar fizikisht atë.

The Guardian raportoi se libri flet për një debat mes vëllezërve për shkak të bashkëshortes së Princit Harry, Meghan.

“Ai më kapi për jake, më prishi varësen që mbaja në qafë dhe më rrëzoi në dysheme. U përplasa në tasin e qenit, i cili u plas nën shpinë, copat më prenë. U shtriva për një moment i trullosur, pastaj u ngrita në këmbë dhe i thashë të dilte jashtë”, citon “The Guardian” të ketë shkruar Princ Harry.

Kujtimet nuk do të publikohen deri të martën e ardhshme, por Guardian tha se kishte marrë një kopje të librit “ Spare”.

Buckingham Palace ende nuk i është përgjigjur një kërkese për koment.

Sipas Guardian, libri thotë se debati u ndez nga komentet që Princi William bëri në shtëpinë e Princit Harry në Londër në vitin 2019.

Princi Harry, thotë gazeta, shkruan se vëllai i tij ishte kritik për martesën e tij me Meghan Markle – dhe se Princi William e përshkroi atë si “të vështirë” dhe “të vrazhdë”.

Princi Harry shkruan se vëllai i tij e nxiti atë të kundërpërgjigjej por ai refuzoi ta bënte këtë. Por, sipas “The Guardian”,  Princi William më vonë u duk “i penduar dhe kërkoi falje”.

Pas