Aktualitet

Prifti spanjoll bën seks me zyrtaren, i del fytyra e Papës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:26 - 30/11/15 |
root

Në një kohë kur në Itali vijon procesi “Vatileaks 2”, zbulohen të tjera detaje nga jeta e priftit spanjoll Lucio Vallejo Balda, i cili ndodhet nën akuzë për rrjedhjen e dokumenteve konfidenciale të Vatikanit.

Në ditarin e tij, prifti ka shkruar për natën me Franceskan, duke u shprehur i penduar për atë që kishte bërë 11 muaj më parë në Firenze.

“Gjithë kohën me dilte përpara syve Papa, teksa fliste për shenjtërinë e grave të martuara. Më vinte turp për atë që kisha bërë me Franceskan.”- shkruan prifti.
Ndërkohë, ish-zyrtarja e Vatikanit i ka cilësuar shpifje lajmet e përhapura për marrëdhënien e saj me priftin spanjoll.

“Balda nuk ka asnjë dëshirë të vijë në shtrat me mua, duke e njohur si është. Nëse do doja të tradhtoja burrin tim, unë njoh miliarderë dhe sheikë, dhe nuk do shkoja me një prift plak të cilit nuk i pëlqejnë gratë”- deklaroi Francesca Chaouqui.

Vatikani ka ngritur akuzë ndaj 5 personave lidhur me skandalin që në muajt e fundit çoi në rrjedhjen e dokumenteve konfidenciale tek mediat. Bëhet fjalë për priftin e rangut të lartë, Lucio Vallejo Balda, asistentin e tij Nicola Maio, zyrtaren e marrëdhënieve me publikun Francesca Chaouqui, si dhe dy gazetarët Emiliano Fittipaldi e Gianluigi Nuzzi. /VOA

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas