Aktualitet

Rama paralajmëron reformim të PS-së


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:47 - 30/11/15 |
b.f

TIRANË- “Partia Socialiste ka nevojë për prurje të reja për të avancuar reformat e saj”. Kështu është shprehur Edi Rama në një aktivitet  ku në fakt ishte për pastrimin e Shqipërisë, por u ndal edhe tek politika.

“Nuk jemi këtu për të bërë një paradë arritjesh, edhe pse ato janë të qarta. Reformat tona do të sjellin më shumë rezultate, por ato kanë nevojë për një shtysë më të fortë. Për këtë PS synon të mbledhë në radhët e saj individë nga fusha të ndryshme shoqërore për ta realizuar këtë”, ka deklaruar Rama.

“Ne synojmë që të arrijmë në 150 mijë anëtarë dhe në këtë aspekt ne duhet të shohim me kurajë nga më të rinjtë. Por është e dosmodoshme të mos vendosim asnjë kufi moshe në këtë këndvështrim”, ka më tej ai.

Edhe gratë dhe vajzat, ka vijuar ai, kanë nevojë të afrohen dhe t’u ofrohet hapësira që sipas tij u kanë zënë burrat.

KOMENTO (1)

Shkruaj nje koment

Pas