Kryesore

“Presidenti s’ka shqetësim për asgjë”, Dervishaj: Nuk do ketë shkarkim sepse…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:44 - 01/02/22 |
Opi Nion

Pas përfundimit të seancës së Gjykatë Kushtetuese ka ardhur edhe reagimi i përfaqësuesit ligjor të presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj.

Në një prononcim për mediat, Dervishaj ka thënë se presidenti nuk ka shqetësim për asgjë dhe se nuk do të ketë shkarkim sepse, sipas tij, nuk ka çështje për shkarkim.

Nuk ka shqetësime presidenti për asgjë. Kemi kërkuar përjashtimin e të gjithë trupës gjyqësore. Ne kemi deklaruar se do zbatojmë ato detyrime që na cakton kushtetuese për ta ndjekur deri në fund këtë gjykim.

Gjyqtarët janë të njëanshëm, për shkak se në proceset e tjera të rëndësishme si ai për zgjedhjet vendore edhe të këtij procesi janë konstatuar shkelje.

Nëse një institucion thërret si ekspert të pavarura nuk mund ta thërresë pastaj si mbrojtës, sepse bien parimet.

Nuk ka shkarkim sepse nuk ka çështje për shkarkim”,-tha Dervishaj./Opinion.al

Pas