Kronikë

U kap në shtëpi bari/Gjyqtari-shqiptarit: Thuaju shokëve se nuk bëhet leku kështu



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:55 - 01/02/22 |
Opi Nion

Një gjykatës britanik i ka kërkuar një shqiptari, të arrestuar në një “shtëpi bari”, që të përhapi fjalën në Shqipëri, se emigrantët e paligjshëm do të mbesin me borxhe dhe do të përfundojnë në burg.

Shtetasi shqiptar, Markelian Baku u dënua me 10 muaj burg nga gjykatësi Jonathan Rose, i cili i tha: “Kur të kthehesh në Shqipëri, thuaju kujtdo që do të takosh se nuk ka kuptim të bësh atë që ke bërë ti. Nuk do të bësh para, do të shkosh në burg, do të kthehesh në Shqipëri”.

Baku, 23 vjeç, u kap duke u kujdesur për një “shtëpi bari” me 150 bimë në Spring Place, Great Horton, më 3 janar.

I riu shqiptar u largua nga pjesa e pasme e pronës por ai u ndoq nga policia dhe u gjet i fshehur në një kopsht me një sërë çelësash të shtëpisë.

Kur policia kontrolloi pronën, gjeti një fermë me bimë kanabisi.

Gjykatësi Rose tha se me lirimin nga burgu Baku do të kthehej në Shqipëri.

Gjyqtari i kërkoi atij që kur të shkonte në atdhe t’u thonte shqiptarëve se shpenzoi 23,000 £ për të shkuar në Britaninë e Madhe dhe kështu e futi veten në borxhe të mëdha./Opinion.al

Pas