Kryesore

Video/Arrestohet me forcë bashkëshorti i ish-ministres shqiptare të Arsimit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:53 - 01/02/22 |
Opi Nion

Policia kosovare ka arrestuar mbrëmjen e sotme kreun e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqajn.

Ashtu siç mund të shihni edhe në videon e mëposhtme, Molliqaj merret me forcë nga efektivët  e policisë. Mediat kosovare shkruajnë se ai u arrestua në afërsi të zyrave të një televizioni në Kosovë.

Mësohet se Molliqaj ishte i ftuar në një emision televiziv për të diskutuar lidhur me protestën e fundit kundër shtrenjtimin të energjisë elektrike.

Policia e Kosovës ishte duke e kërkuar Molliqajn që prej ditës së protestës pasi në rrjetet sociale u publikua një video ku ai godet një efektiv të policisë.

Kujtojmë se Dardan Mulliqaj është bashkëshorti i ish-ministres shqiptare të Arsimit, Besa Shahini./Opinion.al

Pas