Aktualitet

Presidenti/Po dështojnë negociatat PS-opozitë? PD anulon mbledhjen e grupit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:55 - 20/05/22 |
Opi Nion

Partia Demokratike ka anuluar mbledhjen e grupit parlamentar të thirrur pasditen e së premtes ku Enkelejd Alibeaj ftoi të gjithë anëtarët e grupit parlamentar, përfshirë edhe deputetët e Komisionit të Rithemelimit me përjashtim të ish-kryeministrit Sali Berisha, për propozimin e emrit të kandidatit të Partisë Demokratike për president.

Anulimi i kësaj mbledhje, sipas PD-së është bërë për faktin se PS ka ndryshuar qëndrim lidhur me negociatat që tashmë po zhvillohen me opozitën për zgjedhjen e kreut të shtetit.

“Përshëndetje! Pas ndryshimit të qëndrimit të PS lidhur me procesin e zgjedhjes se Presidentit, mbledhja e sotme e grupit nuk do të zhvillohet!

Ju faleminderit!”, thuhet në mesazhin e dërguar deputetëve të PD-së, nga Sekretari i Grupit Parlamentar Arbi Agalliu.

Mëngjesin e sotëm grupi parlamentar socialist shpërndau një deklaratë të shkurtër ku kujtonte se sipas sqarimit që kishte bërë dje, dakordësia mes palëve është që opozita të sjellë një emër në raundin e dytë dhe të tretë, i cili duhet të vijë me firma mbështetëse.

Kjo do të thotë se të hënën në Parlament, deputetët duhet të votojnë për një emër të ardhur me firmat e të paktën 20 deputetëve të opozitës. “Dy dite me pare kemi rene dakord qe ne raundin e dyte dhe te trete ne nuk do propozojme kandidat dhe i takon opozites te propozoje. Propozimi per President duhet te vije dhe me firma mbeshtetese nga opozita. Nese presidenti nuk zgjidhet ne keto dy raunde, ne raundin e katert do te propozojme ne. Takimi ka qene publik dhe kjo eshte dakordesuar ne prani te mediave”, thuhet në deklaratën e PS-së.

Sakaq, demokratët kanë reaguar përmes zëdhënëses së grupit parlamentar, Oriola Pampuri e cila ka publikuar edhe njëherë pikën 4 të draftit të propozuar nga Enkelejd Alibeaj, sipas të cilës PS-ja ka rënë dakord.

Në draft Enkelejd Alibeaj propozon një formulë për dakordësinë mes palëve. Sipas saj, opozita parlamentare propozon katër kandidatë dhe më pas maxhoranca përzgjedh dy emra.

Pas kësaj, një komision i përbërë nga 6 anëtarë, 3 nga PS dhe 3 nga PD, shqyrtojnë 2 kandidatët e përzgjedhur dhe bien dakord për përzgjedhjen dhe propozimin e përbashkët të njërit prej kandidatëve. Kandidatura e përzgjedhur i nënshtrohet votimit në seancë plenare.

“Dakordësimi i PS me dokumentin e PD për propozimin dhe nënshkrimin e firmave për kandidatin për president e përcakton qartë se emri final që propozohet për raundin e dytë duhet të ketë mbështetjen e të gjitha palëve ose e thënë qartë do të bashkëpropozohet. Zoti Balla në takimin dypalësh në sy të gazetarëve dhe kamerave, ra dakord që të pranojë fiks siç është dokumentin e propozuar nga grupi i PD”, shkruan Pampuri.

Pas