Aktualitet

“Jam xheloz!” Rama i tregon zyrën dhe Charles Michel bën kosh me top basketbolli


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:17 - 20/05/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama i ka treguar presidentit të KE Charles Michel zyrën e tij dhe ky i fundit duket se e ka pëlqyer shumë. Në një video të postuar në rrjetet sociale nga kryeministri Rama mund të shohim atë çfarë ka ndodhur brenda Kryeministrisë.

Michel i ka pëlqyer shumë vizatimet në mure dhe objektet që ndodheshin në zyrën e kryeministrit. Ai i drejtohet Ramës duke i thënë: Këtu ndodh gjithçka? Jam xheloz!

Mes sendeve, Rama i tregon edhe një gjetje interesante me kokën e Abraham Lincoln, presidentit amerikan duke lexuar postimet në Tëitter të Donald Trump.

Por vëmendjen e presidentit të KE e kanë marrë topat e basketbollit. Michel ka “kritikuar” Ramën për mungesën e koshit, por kryeministri hapi derën dhe i tregoi se ishte pajisur shumë mirë me koshin dhe topa të tjerë.

Edi Rama: Ja ku i ke dhe topat e tjerë!

Charles Michel: S’ka mundësi!

Edi Rama: Do ta provosh?

Me një gjuajtje të saktë, Michel shënon një kosh që komplimentohet edhe nga kryeministri Rama./Opinion.al

Pas