Aktualitet

Presidenti / Alibeaj: Ne donim proces konsensual. PS u tërhoq


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:22 - 20/05/22 |
Opi Nion

Pas anulimit të mbledhjes së grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka dhënë një deklaratë për mediat.

Alibeaj tha se sipas dokumentit të PD-së ne do të kishim katër kandidatura dhe PS do të zgjidhte 2 dhe më pas do të zgjidhej një kandidaturë konsensuale e cila do i nënshtrohej votimit në seancë plenare. Ai theksoi se sot ndodhi një tërheqje e PS, duke theksuar se PD u nis nga ideja për të krijuar një proces konsensual.

“Veprimet, aktet tona janë bërë në sy të publikut. Ne e filluam këtë proces për të krijuar një proces për zgjedhjen e presidentit të shqiptareve, një figurë mbi palët, neutrale, proces gjithëpërfshirës. Ju tashmë jeni dëshmitarë që përmblidhte një sërë kriteresh dhe një procedurë që të ti jepte jetë konensualitetit mes palëve. Opozita do të ecte në një proces publik të identifikimit të përzgjedhjes së 4 kandidaturave. Ne kemi pasur dje një mbledhje që do të vazhdonte edhe sot. Nuk e di pse arsyeja ka qenë pikërisht cilësia e kandidatëve dhe sot ka pasur një tërheqjen nga ana e Partisë Socialiste, edhe nga kontaktet që kanë pasur. Ne do të identifikonim 4 kandidatura, PS do të zgjidhte 2 dhe më pas do të zgjidhej një kandidaturë konsensuale dhe akti i fundit do të ishte që ‘një komision i përbërë nga 6 anëtarë shqyrtojnë 2 kandidatët e përzgjedhur dhe bien dakord për përzgjedhjen dhe propozimin e përbashkët të njërit prej tyre’. Dhe kandidatura më pas i nënshtrohet më pas votimit në seancë plenare. Pra, propozimin e përbashkët. Kjo do të ishte si shenjë e fortë energjike që nuk do të kishte lojëra apo shmangie. Por PS ka thënë tashmë që kandidatura duhet të ketë vetëm firmat e PD-së”-tha Alibeaj./Opinion.al

Pas