Aktualitet

Presidenti Meta bën thirrje për zbatimin e 4 pikave në luftën kundër COVID


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:17 - 14/11/20 |
Al Do

Presidenti Ilir Meta ka ripërsëritur edhe njëherë sot apelin për qeverinë dhe qytetarët në lidhje me masat kundër përhapjes së pandemisë.

Në një postim në Facebook liston 4 kërkesa. Ai i drejtohet qeverisë ndaj të cilës kërkon të vendosë rritjen e numrit të testimeve, të rritet buxheti për sistemin shëndetësor, të rimbursohet çdo qytetar që mjekohet në banesë.

Ndërsa nga qytetarët presidenti kërkon vendosjen e maskave mbrojtëse

Të shtohen testimet. Të rritet buxheti për sistemin shëndetësor. Të rimbursohet çdo qytetar që mjekohet në banesë. Të gjithë të vendosin maskat. Së bashku kundër COVID-19, për mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari!”, shkruan Meta. /Opinion.al

Pas