Kronikë

Kukës/ Abuzoi me të miturën, vëllai i saj bën për spital 15-vjeçarin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:25 - 14/11/20 |
Al Do

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kukës ku mësohet se një 15-vjeçare është abuzuar seksualisht nga një bashkëmoshatar i saj.

Burime nga policia bëjnë me dije se e mitura ka kallëzuar në polici se I. Ç, 15-vjeç banues në fshatin Mgullë, ka abuzuar seksualisht me të.

Për këtë kallëzim ai është arrestuar. Por para arrestimit, ngjarjen e ka mësuar edhe i vëllai i 15-vjeçares.

“Shtetasi G. M., pasi ka mësuar nga e motra se shtetasi I. Ç. kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të, e ka goditur me shufër hekuri duke e plagosur rëndë në kokë shtetasin I. Ç.

Shtetasi I. Ç. ndodhet në spitalin rajonal të Kukësit, në gjendje të rëndë shëndetësore.”, thotë policia e cila njofton se 28-vjeçari është arrestuar gjithashtu

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur” dhe “Plagosja e rëndë në gjendje të tronditjes së fortë psikike”. /Opinion.al

Pas