Bota

Presidentët e 8 vendeve të BE bëjnë thirrje për hapjen e negociatave për Ukrainën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:06 - 01/03/22 |
Opi Nion

Presidentët e Estonisë, Bullgarisë, Republikës Çeke, Letonisë, Lituanisë, Polonisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë botuan një letër të hapur duke i kërkuar Bashkimit Evropian (BE) që menjëherë t’i japë Ukrainës statusin e vendit kandidat dhe të fillojë negociatat për pranimin e saj zyrtar në bllok, shktuan CNN.

“Ne u bëjmë thirrje vendeve anëtare të BE-së të konsolidojnë mbështetjen më të lartë politike për Ukrainën dhe t’u mundësojnë institucioneve të BE-së të ndërmarrin hapa për t’i dhënë Ukrainës menjëherë statusin e vendit kandidat në BE dhe të hapin procesin e negociatave”,-thuhet në letër.

“Në këtë moment kritik, ne përsërisim solidaritetin tonë të plotë për Ukrainën dhe popullin e saj.”

Të hënën, pas një bisede telefonike me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri thirrje bllokut që t’i japë vendit të tij anëtarësimin e menjëhershëm në BE, pasi po lufton pushtimin e Rusisë.

Të bëhesh anëtare e bllokut është një procedurë komplekse dhe Ukraina nuk është aktualisht kandidate zyrtare për anëtarësim në BE./Opinion.al

Pas