Bota

Zv.kryeministri britanik: Krimet e luftës në Ukrainë do të ndiqen penalisht


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:31 - 01/03/22 |
Opi Nion

Rusia do të përdorë “taktika edhe më të rënda” në Ukrainë dhe çdo krim lufte do të ndiqet penalisht, tha zëvendëskryeministri i Mbretërisë së Bashkuar.

Dominic Raab us hpreh se: “Përveç të gjitha masave që po marrim, ne po mbështesim gjithashtu përpjekjet për të siguruar që provat e krimeve të luftës të ruhen.”

Ai i tha BBC se komuniteti ndërkombëtar nuk ishte i gatshëm të vendoste një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë, sepse kjo do të përfshinte një gatishmëri për të rrëzuar avionët rusë, e cila është “qartësisht shkallëzuese”.

“Në vend të kësaj, Mbretëria e Bashkuar po bën të gjitha përpjekjet e saj në vendosjen e sanksioneve ekonomike. Këto po goditnin gjithashtu oligarkët që kanë nevojë për akses në sistemin ndërkombëtar dhe që do të ushtrojnë presion ndaj Putinit”,-tha ai.

I pyetur nëse vendet perëndimore duhet të shkojnë më tej për sa i përket furnizimit me naftë dhe gaz, Raab thotë: “Po, mendoj se ne do ta shikojmë këtë me shumë kujdes”./Opinion.al

Pas