Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Erdogan dhe Lukashenko diskutojnë për luftën në Ukrainë

2022/03/01 at 9:40 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Erdogan dhe Lukashenko diskutojnë për luftën në Ukrainë

Zyra e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se ai ka diskutuar pushtimin rus në Ukrainë me liderin bjellorus, Alyaksandr Lukashenko, i cili njihet si aleat i afërt i Moskës.


Në bisedën telefonike të 1 marsit, diskutimet janë fokusuar në negociatat për armëpushim, të cilat janë mbajtur mes zyrtarëve ukrainas dhe atyre rusë të hënën, 28 shkurt.

Ndonëse në bisedime nuk është arritur marrëveshje, negociatorët kanë thënë se takime të reja do të zhvillohen në ditët në vijim.

Erdogan ka thënë më një ditë më parë se Turqia, si vend anëtar i NATO-s, do të vazhdojë të luajë rol në dhënien fund të luftës që ka hyrë në ditën e gjashtë, që Ankaraja do të vazhdojë të mbajë lidhje me Moskën dhe Kievin, dhe se shteti i tij do të zbatojë traktatin ndërkombëtar që i kufizon qasjen anijeve luftarake ruse në ngushticat turke në Detin e Zi.

Më 28 shkurt, Erdogan ka thënë se pushtimi rus i Ukrainës “është i papranueshëm” dhe se Turqia do të respektojë angazhimet që ka ndaj Aleancës, ndonëse nuk do të shpërfillë “interesat rajonale” në rajon.

Presidenti turk ka thënë se shteti i tij nuk do t’ia kthejë shpinën asnjërit shtet.

Ankaraja ka lidhje të ngushta me Rusinë në sektorët e energjisë dhe mbrojtjes, mirëpo Ukrainës i ka shitur dronë dhe ka nënshkruar marrëveshje për bashkëprodhim.

Lukashenko ka mbështetur sulmin e presidentit rus, Vladimir Putin ndaj Ukrainës dhe ka thënë se trupat bjelloruse do të marrin pjesë në fushatën ushtarake ruse – nëse është e nevojshme.

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës./REL



Ju sugjerojmë

Rrezikoi sigurinë e pushuesve me motor uji, gjobitet me 530 mijë lekë drejtuesi
Aktualitet

Rrezikoi sigurinë e pushuesve me motor uji, gjobitet me 530 mijë lekë drejtuesi

21 Qershor, 2026 3:32 pm
Tubim edhe në Jug, protestuesit prishin rrethimin 22-vjeçar të Kakomesë
Aktualitet

Tubim edhe në Jug, protestuesit prishin rrethimin 22-vjeçar të Kakomesë

21 Qershor, 2026 2:58 pm
Trump: Dua të takohem me Khamenein, Irani do heqë dorë nga armët bërthamore
Bota

Trump: Taksat në Ngushticën e Hormuzit vetëm nëse vendosen nga SHBA-të

21 Qershor, 2026 2:55 pm
Nisin bisedimet SHBA-Iran në Zvicër, takohen ekipet negociatore
Bota

Nisin bisedimet SHBA-Iran në Zvicër, takohen ekipet negociatore

21 Qershor, 2026 2:52 pm
Heqja e flamurit, ambasadorja izraelite: Turpëron trashëgiminë e popullit shqiptar
Aktualitet

Heqja e flamurit, ambasadorja izraelite: Turpëron trashëgiminë e popullit shqiptar

21 Qershor, 2026 2:35 pm
Berisha mesazh Ramës: Largohu dhe përballu me drejtësinë
Kryesore

Berisha mesazh Ramës: Largohu dhe përballu me drejtësinë

21 Qershor, 2026 2:33 pm
Rama i përgjigjet protestuesve: Mos lejoni që idealet të ndërtohen mbi iluzione
Kryesore

Rama i përgjigjet protestuesve: Mos lejoni që idealet të ndërtohen mbi iluzione

21 Qershor, 2026 1:36 pm
Starmer niset drejt Gjirit Persik për ta diskutuar hapjen e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Mediat britanike: Keir Starmer pritet të dorëhiqet nga posti i kryeministrit

21 Qershor, 2026 1:35 pm
Komuniteti Hebraik reagon pas përdhosjes së flamurit izraelit
Aktualitet

Komuniteti Hebraik reagon pas përdhosjes së flamurit izraelit

21 Qershor, 2026 1:29 pm
Alarm në Francë nga vala e të nxehtit afrikan, ndalohen sportet dhe alkooli
Bota

Alarm në Francë nga vala e të nxehtit afrikan, ndalohen sportet dhe alkooli

21 Qershor, 2026 11:51 am
Para
BE-ja do të fusë Ukrainën në rrjetin e saj të energjisë

BE-ja do të fusë Ukrainën në rrjetin e saj të energjisë

Shpërthimi në ndërtesën qeveritare në Ukrainë, 6 të plagosur mes tyre dhe fëmijë

Shpërthimi në ndërtesën qeveritare në Ukrainë, 6 të plagosur mes tyre dhe fëmijë

Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës do rrisë çmimet/Basha: Qeveria të ulë TVSH dhe…

Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës do rrisë çmimet/Basha: Qeveria të ulë TVSH dhe...
















TE FUNDIT

Rrezikoi sigurinë e pushuesve me motor uji, gjobitet me 530 mijë lekë drejtuesi

Rrezikoi sigurinë e pushuesve me motor uji, gjobitet me 530 mijë lekë drejtuesi
21 Qershor, 2026

Policia Kufitare ka bllokuar një motorr uji në Sarandë dhe ka gjobitur drejtuesin  tij me 530 mijë lekë  pasi u konstatua se kishte hyrë...

Lexo më shumë

Tubim edhe në Jug, protestuesit prishin rrethimin 22-vjeçar të Kakomesë

Tubim edhe në Jug, protestuesit prishin rrethimin 22-vjeçar të Kakomesë
21 Qershor, 2026

Qindra persona nga fshatrat pranë Kakomesë në jug të vendit, emigrantë të ardhur nga Greqia, por edhe nga qytete të...

Lexo më shumë

Trump: Taksat në Ngushticën e Hormuzit vetëm nëse vendosen nga SHBA-të

Trump: Dua të takohem me Khamenein, Irani do heqë dorë nga armët bërthamore
21 Qershor, 2026

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, deklaroi se nuk do të ketë tarifa për kalimin e anijeve në Ngushtica e Hormuzit,...

Lexo më shumë

Nisin bisedimet SHBA-Iran në Zvicër, takohen ekipet negociatore

Nisin bisedimet SHBA-Iran në Zvicër, takohen ekipet negociatore
21 Qershor, 2026

Zyrtarët amerikanë dhe pakistanezë u takuan përpara bisedimeve të paqes midis Uashingtonit dhe Teheranit që nisin sot në Zvicër. Dy...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}