Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pranimi në universitete, flet zyrtari i MAS: Do ketë fitues të tjerë, s’ka vend për panik

2016/09/06 at 12:50 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pranimi në universitete, flet zyrtari i MAS: Do ketë fitues të tjerë, s’ka vend për panik

 


Një ditë pas shpalljes së fituesve në universitete dhe ankesave të pafundme të maturantëve që nuk u kualifikuan si fitues, Opinion.al ka kontaktuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, Plarent Ndreca. Ai, u ka sugjeruar maturantëve të ndjekin të gjithë hapat e konkurimit, pasi do të ketë të tjerë fitues në ditët në vijim.

Më poshtë bashkëbisedimi me z.Plarent Ndreca, Sekretar i Përgjithshëm i MAS.

Pyetje: Një ditë pas shpalljes së fituesve në universitete ka patur shumë ankesa. Maturantët dhe prindërit e tyre ua vënë fajin skemës së hartuar nga MAS për përzgjedhjen e fituesve. A është njohur ministria me keto ankesa? Nese po a ka vend per korrigjime?

Në Ministrinë e Arsimit dhe të Sportit nuk ka ardhur asnjë ankim zyrtarisht nga maturantët që janë aplikues për tu pranuar në institucionet e arsimit të lartë.

Ne jemi të njohur me shqetësime që vijnë kryesisht nga subjekte mediatike.

Skema e re, aplikuar nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit bazuar në ligjin e ri të arsimit të lartë, është një skemë që bazohet në një sistem elektronik, transparent, konkurues, “një metër për të gjithë” maturantët dhe njësoj për të gjithë shkollat publike dhe private (natyrisht duke ruajtur specifikat dhe kriteret e pranimit nga njëra shkollë në tjetrën).

Nëpërmjet kësaj skeme, sot, të gjithë mund të bëjnë parashikime, analiza, e të nxjerrin konkluzione mbi të dhënat e aksesueshme.

Skema garanton deri në dhjetë aternativa zgjedhje nga maturantët dhe po aq mundësi pranimi në IAL për ta. Në ndryshim nga vitet e kaluara vendimin e maturantit për tu rregjistruar në një IAL fituese, nuk e bën sistemi elektronik, por vetë maturanti.

Gjithashtu kjo skemë krijon kushtet dhe mundësitë që aplikantët jo fitues të raundit të parë, të rishikojnë zgjedhjet e tyre dhe të riaplikojnë mbi bazen e një panorame të qartë që krijohet pas rregjistrimeve në raundin e parë.

Për rrjedhojë gjykoj që skema e ndërtuar nga ana e MAS, garanton mundësi për të gjithë ata që e meritojnë të vijojnë studimet në një IAL publike apo private.

Pyetje: Ka raste kur maturantë me mesatare 9.5 nuk kanë fituar asnjë nga 10 degët e listuara. Çfarë do te behet me ta, a ka nje shans të dytë?

Rasti qe Ju permendet, studenti me mesatare 9.5, mundet të mos jetë shpallur fitues, pasi ka aplikuar në 10 programe studimi, ku ka një konkurence të fortë për shkak të mesatares së lartë të aplikanteve. Por sigurisht që ky student ka një mundësi të dytë, pasi pas rregjistrimit të fituesve të raundit të parë, do jetë akoma më e qartë mundesia për secilin prej aplikanteve.

A keni nje mesazh te drejpërdrejt sot nje dite pas shpalljes se fituesve, qe shkon per studentet e rinj dhe prinderit e tyre?

Mesazhi ynë për të gjithë maturantët dhe prindërit e tyre është që nuk ka asnjë vend për tu shqetësuar, ky është vetëm hapi i parë i një procesi që vijon dhe garanton pa asnjë mëdyshje transparence maksimale, konkurence të ndershme bazuar në parimin meritë preference dhe “një metër për të gjithë”.

Ministria e Arsimit dhe e Sportit është garante e këtyre parimeve dhe është në ndjekje të gjithë kësaj procedure që realizohet në bashkëpunim me institucionet e arsimit të lartë. /Riviera Dedaj, Opinion.al

Lexo edhe: http://opinion.al/kaos-me-pranimet-ne-universitete-akuza-mas-po-con-studentet-tek-privati/



Ju sugjerojmë

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë
Bota

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë

30 Qershor, 2026 10:47 pm
Dita e 31-të e protestës në Tiranë
Aktualitet

Dita e 31-të e protestës në Tiranë

30 Qershor, 2026 8:24 pm
Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako
Bota

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako

30 Qershor, 2026 7:59 pm
Britani, masa ekstreme kundër emigracionit
Bota

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit

30 Qershor, 2026 6:59 pm
Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim
Aktualitet

Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim

30 Qershor, 2026 6:54 pm
Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur
Kronikë

Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur

30 Qershor, 2026 6:34 pm
Europa po nxehet më shumë se çdo zonë tjetër e planetit, tre arsyet kryesore
Bota

Europa po nxehet më shumë se çdo zonë tjetër e planetit, tre arsyet kryesore

30 Qershor, 2026 6:29 pm
Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…
Aktualitet

5 mijë lekë bonus për pensionistët, Rama: Pasqyrë e një vendi ku ekonomia rritet

30 Qershor, 2026 5:49 pm
Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve
Politikë

Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

30 Qershor, 2026 5:24 pm
Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët
Aktualitet

Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët

30 Qershor, 2026 5:21 pm
Para
Calvin Harris në lidhje të re dashurie…

Calvin Harris në lidhje të re dashurie...

Video/ Rrihen dy vajza për djalin me X6, ja si përfundon ai

Vidhet biznesi në Tiranë, hajdutët marrin me vete kasafortën

“Pas 20 vitesh, njerëzit nuk do bëjnë më seks…”

Me këto pesë truqe ajo arrin orgazmën
















TE FUNDIT

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë
30 Qershor, 2026

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën po vijon të shkaktojë pasoja edhe në Itali. Sipas të...

Lexo më shumë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë
30 Qershor, 2026

Këtë të martë po mbahet dita e 31-të e tubimit në Tiranë. Protesta nisi që në mëngjes, ku disa qytetarë...

Lexo më shumë

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako
30 Qershor, 2026

Në verën e vitit 2022, Mykhailo Tkach, gazetar investigativ i së përditshmes Ukrainska Pravda, udhëtoi në jug të Francës. Ai...

Lexo më shumë

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit
30 Qershor, 2026

Azilkërkuesit në Britaninë e Madhe mund të detyrohen t’i kthejnë shtetit deri në 10 mijë paund, për shpenzimet e akomodimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}