Kronikë

Pranga 35-vjeçarit, dhunoi me shkop bejsbolli dhe kërcënoi me armë një person në lokal



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:50 - 08/12/22 |
Opi Nion

Policia e Tiranës ka arrestuar një 35-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për akuzat “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

I arrestuari është Gazment Kusta, i akuzuar për ngjarjen e ndodhur më 17 shkurt 2021, ku së bashku me tre persona të maskuar u futën brenda një lokali me armë dhe shkop bejsbolli për të dhunuar Elvis Elezin, në Fushë Krujë. Arrestimi është bërë në Tiranë në zonën e Kodrës së Priftit.

“Në Rrugën e Kokonozëve, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë ndaluar mjetin me drejtues shtetasin A. O., 32 vjeç, dhe pasagjer shtetasin G. K., 35 vjeç”,-bën me dije Policia.

Materialet i kaluan Prokurisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Pas