Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sulmi ndaj Berishës, Mark Marku: Të hetohet nga prokurorë të huaj

2022/12/08 at 10:28 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Sulmi ndaj Berishës, Mark Marku: Të hetohet nga prokurorë të huaj

Analisti Mark Marku është i mendimit që sulmin ndaj Berishës në protestën e 6 Dhjetorit duhet ta hetojë një grup prokurorësh të huaj.


Sipas tij, kjo ngjarje mund të jetë një nga ato ngjarje që “mund ta çojë Shqipërinë shumë larg”. Për Markun ka aktorë të interesuar për këtë moment në Shqipëri që ta përdorin këtë situatë për të destabilizuar.

Ai u shpreh se hetimi duhet të jetë serioz dhe jo në mënyrë amatoreske dhe tendencioze, siç sipas tij janë duke bërë të gjithë aktorët në Shqipëri aktualisht.

“Dikush mund të ketë pasur interes. Mendoj që këtë ne nuk marrim parasysh dhe unë jam shumë i shqetësuar, e para sepse është një ngjarje shumë irrituese, është dëshpëruese që të shikosh të goditet ish-kryeministri, ish-Presidenti, dy mandate kryetar i opozitës, në një protestë paqësore, që goditet në atë moshë, është dëshpëruese realisht. Është më tepër se fyese. Unë mendoj që mënyra si po e nxisim këtë debat, ne po krijojmë kushte edhe për skena të tjera të ngjashme, po krijojmë atmosferën që kjo shoqëri të përçahet edhe më shumë, të konfliktohet edhe më shumë. Ka aktorë mendoj unë që janë të interesuar në këtë moment, në këtë situatë gjeopolitike për të destabilizuar. Mënyra si ai ka vepruar, duke parë mënyrën si ka vepruar, më duket se është dikush… ka një strukturim. Pse? Sepse kam parë me kujdes skenën. E para ai e ka ndjekur. Shkoi Macroni për të takuar njerëzit edhe ia këputi me një shpullë. Ashtu ndodh kudo. Por ishte një gjë, që tek PD, pastaj ndjekja, gjetja e momentit, edhe në pikëpamjen e itenerarit. Mënyra se si u pozicionua nga media, aty ku dyshimet janë më të pakta, mënyra si çau dhe çau në një mënyrë shumë profesioniste. Ajo çfarë mendoj unë është që vetëm në mënyrë amatoreske kjo situatë nuk përballet. Në mënyrë amatoreske, ose në mënyrë tendencioze siç po e bëjnë të gjithë aktorët në Shqipëri. Mendoj që një grup hetimor prokurorësh nga jashtë… Sepse ka për të qenë një ngjarje që mund ta çojë Shqipërinë shumë larg. Unë mendoj se këtu kushtet janë që të shkojë Shqipëria. Për këtë jam i shqetësuar. Nëse ka një moment që duhet të reagojmë është ky”, u shpreh Marku.

Sipas tij, as opozita dhe as qeveria nuk kanë qenë të interesuara që të ndodhte kjo ngjarje.

“E para unë mendoj as opozita që ka qenë aty në shesh, as qeveria nuk kanë qenë të interesuara që të ndodhë kjo. Qeveria, unë po them Edi Rama, as policia nuk mendoj… Vetë policia nuk mendoj që është e interesuar të ndodhë një ngjarje e tillë në mes të Tiranës. E para opozita po të donte që të krijonte rrëmujë pretekstin e pati dhe mund ta bënte, pra nuk ka dashur dhe e menaxhoi në një farë mënyre edhe tregoi mungesën e dëshirës. Në një farë mënyre kjo duhet të bëjë me turp të gjithë ata që e ngrefën opinionin publik shqiptar kot që nuk duhet bërë protestë. Protestat e lirshme dhe paqësore në një sistem demokratik vetëm e zbukurojnë demokracinë. Më vinte turp kur dëgjoja debate që thonin s’bëhet protestë sepse prishet imazhi. Qeveria interes nuk ka pasur, as në pikëpamjen mediatike, as interes të drejtpërdrejtë”, u shpreh Marku.



Ju sugjerojmë

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
Bota

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

13 Qershor, 2026 8:46 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 13 qershor 2026

13 Qershor, 2026 8:40 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Te Fundit

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

13 Qershor, 2026 8:39 am
Grup kriminal i organizuar dhe trafik droge, SPAK shpall 11 masa arresti
Kronikë

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK jep detaje

12 Qershor, 2026 11:25 pm
Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS
Aktualitet

Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS

12 Qershor, 2026 7:54 pm
Rama- protestuesve: Do mbyteni në jargët e hipokrizisë
Kryesore

Rama- protestuesve: Do mbyteni në jargët e hipokrizisë

12 Qershor, 2026 7:11 pm
Dita e 13-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 13-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë

12 Qershor, 2026 7:06 pm
Rama: Nuk krenohem se s’kam bërë gabime, por do jap gjithçka për PS
Kryesore

Rama: Nuk krenohem se s’kam bërë gabime, por do jap gjithçka për PS

12 Qershor, 2026 6:39 pm
Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
Kronikë

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, makina përplas për vdekje një fëmijë

12 Qershor, 2026 5:26 pm
Trump: Irani ka humbur pjesën më të madhe të arsenalit raketor
Bota

Trump: Aleatët evropianë nuk ndihmuan në arritjen e paqes me Iranin

12 Qershor, 2026 4:02 pm
Para
“Ata e nisën të parët”, Putin pranon që ka lënë miliona ukrainas pa energji

“Ata e nisën të parët”, Putin pranon që ka lënë miliona ukrainas pa energji

Flet mjeku që lëshoi dokumentin për Gerti Shehun: Vuan nga psikoza

Flet mjeku që lëshoi dokumentin për Gerti Shehun: Vuan nga psikoza

Horoskopi, 17 dhjetor 2020

Horoskopi për sot, 9 dhjetor 2022
















TE FUNDIT

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
13 Qershor, 2026

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë e tij të raketave SpaceX...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 13 qershor 2026

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
13 Qershor, 2026

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime si dhe vranësira...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
13 Qershor, 2026

Dashi Do ndiheni mjaft mirë pranë atij qe dashuroni sot dhe marrëdhënia me partnerin do mbetet e mire. Do shkëmbeni...

Lexo më shumë

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK jep detaje

Grup kriminal i organizuar dhe trafik droge, SPAK shpall 11 masa arresti
12 Qershor, 2026

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar kryesisht dhe ka kryer hetime në kuadër të procedimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}