Kronikë

Pranga 27-vjeçarit,kishte fshehur të renë në kabinën e kamionit,do e çonte jashtë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:47 - 18/05/22 |
Opi Nion

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 27-vjeçar, i cili ka tentuar të nxirrje jashtë vendit një vajzë. Uniformat blu, informuan se shtetasi S.H., 27 vjeç është arrestuar për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

I riu ka tentuar të kalojë në mënyrë të kundërligjshme, jashtë kufirit të Shqipërisë, shtetasen M. V., 27 vjeçe, duke e fshehur atë në kabinën e kamionit.

Mësohet se gjithashtu është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasja M. V., për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, shtetasin S. H., 27 vjeç, banues në Fier, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Port Durrës, duke tentuar të kalojë në mënyrë të kundërligjshme, jashtë kufirit të Shqipërisë, shtetasen M. V., 27 vjeçe, duke e fshehur në kabinën e kamionit. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja M. V., për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”,-njofton policia./Opinion.al

Pas