Aktualitet

Portesta/Balla: Qesharake! Parti që mbledh 7-8 mijë vetë dhe thotë ndryshim kursi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:04 - 09/07/22 |
el ida

Kryetari i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka komentuar nga Fieri protestën e Partisë Demokratike të datës 7 Korrik.

Balla e konsideroi qesharak këtë argument, ndërsa tha se mbledhja në shesh e 7-8 mijë njerëzve nuk do të thotë ndryshim i kursit.

“Historia e protestës u bë pak qesharake. Sepse e para nuk e kuptoj që një parti që mbledh 7-8 mijë veta në një shesh edhe thotë ‘ndryshimi i kursit’. Të kujt ? Të tyre? Është puna e tyre. Është keqardhje e madhe që në krye të PD sot është një person non grata i shpallur nga SHBA, në vendin më pro amerikan, siç është Shqipëria. Mirënjohje më të madhe ndaj SHBA se jemi dhe në 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike. Në krye të PD është një non grata për korrupsion të nivelit të lartë dhe për minim të demokracisë”, tha Balla./Opinion.al

 

 

 

Pas