Aktualitet

Polumbarët shqiptarë e francezë në Vlorë, çfarë nxorrën nga fundi i detit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:18 - 04/07/21 |
Opi Nion

Polumbarët shqiptarë dhe francezë kanë arritur të nxjerrin nga thellësia e detit në Vlorë sasi të mëdha municionesh.

Përmes një postimi në rrjetet sociale teksa publikon fotot Ministria e Mbrojtjes bën me dije se zhytësit kanë arritur të nxjerrin në tokë 220 municione të kalibrave të ndryshëm, të cilat më pas janë dërguar për asgjësim.

Teksa publikon fotot Ministria e Mbrojtjes bën me dije se kjo sasi e municionesh janë nxjerrë nga gjiri i Vlorës.

“Gjiri i Vlorës është tashmë më i pastër dhe më i sigurt. Zhytësit shqiptarë dhe francezë nxorën nga fundi i detit rreth 220 municione të kalibrave të ndryshëm, të cilat iu dorëzuan për asgjësim xhenierëve tanë. #tëgatshëm24/7”, njofton Ministria e Mbrojtjes./Opinion.al

 

Pas