Bota

Video/Tragjedi në Alpe,2 gra ngrijnë për së gjalli në mbi 4.000 m lartësi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:14 - 04/07/21 |
Opi Nion

Dy gra alpiniste, Martina Sviluppo 29-vjeç dhe Paola Viscardi 28-vjeç kanë ngrirë në Alpe pranë Pyramide Vincent, në një lartësi prej 4150 metra, në Monte Rosa. Ato ishin zhdukur që nga mbrëmja e kaluar, ndërkohë që ekipet e kërkim-shpëtimit ishin vënë në kërkim .

Me to ishte edhe Valerio Zonna, 27 vjeç, i cili mbijetoi për mrekulli dhe tani ndodhet në spital në Zvicër. 27 -vjeçari ka pësuar hipotermi.

Treshja ishin në malet Monte Rosa që janë në një lartësi mbidetare prej 4.630 metra.

Pas operacionit të kërkim-shpëtimit nga ana e autoriteteve italiane, ata janë gjetur dhe janë dërguar në spitalin më të afërt. Por ishin kushtet ekstreme dhe erërat e forta që ua kanë vështirësuar paksa operacionin autoriteteve.

Helikopteri është dashur të zbresë sapo u errësua dhe u qetësuan erërat. Ekipet e shpëtimit pavarësisht tentimit të tyre nuk kanë arritur t’i “kthejnë” në jetë gratë që ishin ngrirë për së gjalli./Opinion.al

Pas