Kronikë

Policia publikon fotot, kush janë tre personat në kërkim për vrasje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:56 - 16/02/20 |
Al Do

Policia e Shtetit ka publikuar sot fotot e tre personave të tjerë të shpallur në kërkim pasi ata konsiderohen të rrezikshëm dhe ndaj tyre ka vendime të rënda me nga 25 vite burg.

Pjetër Pacani nga Krubini është i dënuar me 25 vjet burgim. Në datën 18 janar 2011, pranë një karburanti në autostradën Lezhë-Tiranë, ai ka vrarë me armë zjarri shtetasit N. Z. dhe V. Gj.

Gjykata e Rrethit Tiranë e ka dënuar me 25 vite burg, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Jak Gjini nga Zejmeni i Lezhës, është i dënuar me 25 vjet burgim. Në datën 30 gusht 2003, në fshatin Tresh në Lezhë, ai ka vrarë me armë zjarri për motive të dobëta, shtetasin P. B. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar me 25 vite burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Besmir Xhebexhia nga Has, është i dënuar me 25 vjet burgim.

Në datën 22.07.2000, ai ka vrarë me armë zjarri, për motive të dobëta, vëllezërit A. N. dhe R. N. dhe ka plagosur rëndë duke i këputur krahun e djathtë, shtetasin H. N. Besmir Xhebexhia është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës, me 25 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”. /Opinion.al

Pas