Politikë

VIDEO / PD akuza Veliajt: Rrugët e Tiranës në gjendje të mjerueshme


               Publikuar në : 13:52 - 16/02/20 |
Al Do

Partia Demokratike ka akuzuar sot kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj se nuk ka investuar në infrastrukturën e kryeqytetit duke marrë parasysh buxhetin e shpenzuar.

Nëpërmjet një video të postuar në Facebook, zëdhënësja Ina Zhupa tregon 50 rrugë nga 11 njësitë qendrore të Tiranës të cilat siç thotë ajo janë “në gjendje të mjerueshme”.

Kjo gjendje sipas Zhupës nuk e justifikon buxhetin prej 586 milionë eurosh të shpenzuar nga Bashkia e Tiranës gjatë 5 viteve të Veliajt në krye të saj.

Veliaj me 586 milion euro buxhet të harxhuar dhe rrugët e Tiranës janë një makth për qytetarët!

Në një vëzhgim të thjeshtë në rrugët e njësive qëndrore të Tiranës, pa u futur në zonat periferike dhe fshatrat e saj, arrin te kuptosh gjendjen e mjerueshme të infrastrukturës rrugore. 50 rrugë të evidentuara me foto në një gjendje të mjerueshme në 11 njësitë qëndrore të Tiranës!

Tirana sipas Veliajt është vetëm bulevardi dhe sheshet, kullat dhe tenderat.

Kryeqyteti sot është makthi i shoferëve dhe qytetarëve! Rrugët e Tiranës ngjajnë si rrugët e një fshati të humbur ku jetojnë 5 banor edhe asnjë nuk ka interes të investoj. Mjafton të ecësh me makinë në rrugën prapa presidencës, të ecësh në rrugën që të çon tek burgu i grave, mjafton mos të largohesh më shumë se disa metra nga qendra dhe shikon Tiranën e vërtetë, e rrugëve të amortizuara.

Ndërkohë në 5 vjet në krye të Bashkisë, me taksa të reja për qytetarët dhe me taksa e tatime të rritura, ka shpenzuar 586 milion euro dhe parashikon një buxhet 200 milion euro për vitin 2020, por kjo nuk reflektohet në një infrastrukturë dinjitoze për banorët e Tiranës.

Kjo është Tirana e degraduar për qytetarët edhe fushë ndërtimi për oligarkët. Veliajt nuk i interesojnë qytetarët e Tiranës!”, shkruan Ina Zhupa. /Opinion.al

Pas