Aktualitet

Policia e Shtetit: Nesër ndalohet qarkullimi i automjeteve në çdo qytet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:41 - 30/05/20 |
Al Do

Policia e Shtetit ka njoftuar se ditën e nesërme do të jetë i ndaluar qarkullimi i automjeteve në të gjithë qytetet e Shqipërisë.

E ndaluar do të jetë gjithashtu hyrja dhe dalja në zonat e kuqe, si dhe ndalohet lëvizja drejt plazheve nga zonat që nuk janë zona bregdetare.

Të gjitha bizneset do të jenë të hapura pa kufizime nga fashat orare dhe lëvizja e këmbësorëve do të jetë e lirë.

Kjo do të jetë java e fundit që zonat do të ndahen në të kuqe dhe të gjelbra pasi pas 1 qershorit lëvizja e automjeteve dhe qytetarëve do të jetë e lirë.

Njoftimi i Policisë së Shtetit

Në kuadër të zbatimit të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Policia e Shtetit njofton të gjithë qytetarët se në datën 31.05.2020 do të jenë të hapura të gjitha bizneset, si dhe do jetë e lirë lëvizja për këmbësorët, por nuk do lejohet në asnjë qytet të vendit qarkullimi i automjeteve.

Gjithashtu, edhe për këtë fundjavë nuk do lejohet hyrja dhe dalja në zonat e kuqe, si dhe ndalohet lëvizja drejt plazheve nga zonat që nuk janë zona bregdetare.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të zbatojnë me rigorozitet ndalim-qarkullimin me automjete për ditën e nesërme, si dhe të respektohet distancimi social në të gjithë vendin. /Opinion.al

Pas