Kronikë

Policia arreston 34-vjeçarin, u plagos nga gruaja me thikë pasi ai e dhunoi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:46 - 28/08/22 |
Opi Nion

Një 34-vjeçar i cili u plagos me thikë nga gruaja e tij, të cilën e kishte dhunuar në sy të fëmijës, është arrestuar nga policia spital.

Bëhet me dije se shtetasi me inicialet F.Gj. është qëlluar nga bashkëshortja gjatë një konflikti familjar në sy të fëmijëve. Ndërkohë që policia ka arrestuar burrin, pas ndihmës mjekësore që ai ka marr në spital, gruaja e tj 32-vjeçare po hetohet në gjendje të lirë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin F. Gj., 34 vjeç, banues në Tiranë, dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasen A. N., 32 vjeçe (bashkëshortë). Ditën e djeshme, shtetasi F. Gj. ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, në prezencë të fëmijës së tyre të mitur, ndërsa shtetasja A. N., gjatë konfliktit, e ka goditur 34-vjeçarin me mjet prerës (thikë). Shtetasi F. Gj. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia./Opinion.al

 

Pas