Kryesore

Policët kallëzuan penalisht Pjerin Ndreun, Bardhi: Duhet të ishte në burg


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:07 - 29/06/21 |
Opi Nion

Sekretari i Përgjithshëm i PD,  Gazment Bardhi  shprehet se kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu duhet të ishte në burg.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Bardhi shkruan se Ndreu ka fyer punonjësit policisë, teksa thotë se në “dosjen 184”, kryebashkikaku i Lezhës hiqte mësuesit nga puna.

Ndër të tjetra, sekretari i Përgjithshëm i PD,  thotë se duhet të marrë fund lidhje e qeverisë me krimin, pasi sipas tij, mazhoranca nuk përfaqëson interesat e qytetarëve.

“Pjerin Ndreu nuk duhet të jetë mbi ligjin, Pjerin Ndreu duhet jetë në burg sepse është i njëjti që në Dosjen 184 “fluturonte” mësuesit nga puna me urdhër partie dhe sot sulmon dhe fyen policinë. Deliri tij është produkt i paligjshmërisë mbi të cilën ngrihet pushteti i korruptuar i regjimit Rama-Doshi: Vjedhja e zgjedhjeve!  Ata nuk përfaqësojnë qytetarët, por interesat e krimit me të cilin masakrojnë zgjedhjet dhe vjedhin vullnetin e shumicës për ndryshim. Që arroganca ndaj qytetarëve dhe institucioneve të ndalojë, që ankthi dhe pasiguria të mos mbretërojnë në familjet shqiptare, duhet marrë fund modeli i politikës të lidhur me krimin.”-shkruan Bardhi.

Pjerin Ndreu u kallëzua penalisht nga tre efektivë policie të cilët pretendonin se i ka penguar për të ushtruar detyrën e tyre dhe i ka ofenduar./Opinion.al

Pas