Kronikë

Po transportonte ilegalisht disa shtetas sirianë, pranga 68-vjeçarit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:25 - 04/09/20 |
el ida

Arrestohet një 68 vjeçar që po tentonte të transportonte emigrantë të paligjshëm.

Sikurse njofton policia, në pranga ra 68 vjeçari me iniciale, T. H.. Ai u kap në afërsi të Pikës Kufitare në Morinë, pasi me automjetin e tij tip “Benz”, po transportonte 4 shtetas sirianë.

Ai do t’i ndihmonte shtetasit sirianë, kundrejt fitimit, që të kalonin kufirin në drejtim të Kosovës, në mënyrë të paligjshme.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”./Opinion.al

Pas