Aktualitet

Po i trafikonte në Shqipëri, 44-vjeçari vjen nga Italia me armë e municion luftarak



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:58 - 28/09/22 |
Opi Nion

Një 44-vjeçar është vënë në prangat e policisë ditën e sotme pasi është kapur me armë zjarri në portin e Durrësit.

Sipas policisë, arrestimi i shtetasit me inicialet E.V banues në Durrës u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Parandalimi”, me qëllim parandalimin , evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi.

Gjatë kontrollit policor të ushtruar në çantën e 44-vjeçarit, uniformat blu i gjetën dhe sekuestruan një pistoletë, një thikë dhe një sasi municioni luftarak, të cilat, i arrestuari dyshohet se do t’i trafikonte drejt vendit tonë.

Sakaq, 44-vjeçari akuzohet për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Pas