Aktualitet

Çfarë u diskutua? Tabaku takim me të dërguarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:00 - 28/09/22 |
Opi Nion

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka zhvilluar ditën e sotme një takim me të dërguarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Tabaku bën me dije se në këtë takim u diskutua për procesin integrimit, përfshirjen e opozitës dhe tre projektligjet e qeverisë që sipas saj cënojnë prioritet e integrimit që përfshin, Amnistinë Fiskale, Pasaportat e Arta dhe Ligjin e Kanabizimit.

“Kënaqësi të takohem me të deleguarin special të Gjermanisë në BP, Manuel Sarrazin. Diskutuam procesin e integrimit, perfshirjen e opozites dhe 3 projektligjet e qeverisë që cënojnë prioritetet e integrimit; Amnistia Fiskale, Pasaportat e Arta, Ligji Kanabizimit. Mirëpresim rikthimin e Procesit të Berlinit në rajonin tonë si një mundësi për të vazhduar procesin e integrimit në një fazë të re për Shqipërinë dhe rajonin. Koha të shohim për rezultatet të mëtejshme dhe arritje konkrete”, shkruan Tabaku./Opinion.al

Pas