Aktualitet

Qeveria rrit pagat për këto kategori. Rama: Kush përfiton



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:06 - 28/09/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë tha se qeveria ka vendosur të rritë pagat për disa kategori.

Kreu i qeverisë tha se rritje page respektivisht 15 dhe 7 për qind do kenë punonjësit bazë të policisë. Po ashtu sipas kryeministrit rritje pagash do të ketë edhe për Gardën e Republikës, për policinë e burgjeve, punonjësit e administratës edhe për zjarrfikëset.

“Angazhimin tonë për të mbështetur ata që janë në nevojë dhe ata të cilët janë në krye të detyrës. Për këtë arsye kemi marrë vendimin që policia e shtetit në nivelet bazë, të gjithë punonjëset e policisë në nivel inspektorësh dhe niveli i mesëm të kenë një shtesë page. Shtesa më e lartë është për nivelin bazë. Respektivisht 15 dhe 7%. E njëjta gjë vlen edhe për gardën e republikës. Edhe për policinë e burgjeve, edhe për zjarrfikëset. Për administratën publike dhe jo vetëm nëpunësit e administrimit civil. Paga e ardhshme që do të marrin të gjitha këto kategori do të jetë paga e rritur sipas përcaktimeve të bëra në vendimet përkatëse”-tha Rama.

Pas