Aktualitet

Zhdukja e Vis Martinaj/ Rama: Policia nuk i ka provat e mjaftueshme për të folur



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:18 - 28/09/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama në një dalje për mediat pas mbledhjes së qeverisë është pyetur nga gazetarët për fatin e të shumkërkuatrit të policisë, Ervis Martinaj.

Kreu i qeverisë u shpreh se policia do të flasë kur të ketë prova. Sipas tij nëse policia nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare do të thotë se nuk i ka provat e mjaftueshme.

“Nuk e di se çfarë nënkuptoni ju me të tjera, por në momentin që Policia e Shtetit do të ketë prova do të flasë,  përsa kohë nuk ka folur do të thotë që nuk i ka provat e mjaftueshme,”- tha Rama ndër të tjera.

Autoritetet ende nuk e kanë e një përgjigje për fatin mbretit e lojrave të fatit Ervis Martinaj. Martinaj është shpallur në kërkim nga policia pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, i cili tha para hetuesve se Ervis Martinaj kishte porositur vrasjen e Endrit Dokles, atentat që nuk u realizua. Ai u denoncua i zhdukur nga familjarët e tij./Opinion.al

Pas