Aktualitet

Plagosja në Mamurras, 60-vjeçari po kthehej nga varrimi i së motrës (EMRI)


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:34 - 28/01/21 |
Semiljana Azizi

Myslim Lika është 60-vjeçari i cili ditën e sotme ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Mamurras.

Sipas “News24”, ngjarja në Mamurras ka lidhje me vrasjen e dyfishtë të Bujar Likës dhe Paulin Gjergj Markut në Laç.

60-vjeçari i plagosur ditën e sotme, rezulton të jetë babai i Ilir (Xhepaj) Likës . Ky i fundit është nga të dyshuarit kryesorë për atentatin e ndodhur në vitin 2020 në Laç. Njoftohet se Myslim Lika është qëlluar sapo kishte varrosur motrën e tij të ndjerë.

Kujtojmë se vetëm një ditë më parë, Prokuroria mbylli hetimet për dosjen e vrasjes së dy biznesmenëve në Laç duke akuzuar drejtpërdrejt si autor Eduart Lamajn, ndërsa Ilir Xhepaj Lika, Elson (Oltion) Alija (Vlashi) dhe Klaudio Perkola ishin të implikuar direkt apo indirekt nga autori në ngjarje./Opinion.al

Pas