Aktualitet

KLP plotëson vakancën, kush është prokurorja e zgjedhur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:06 - 28/01/21 |
Doriana Çepunaj

Trupa e Prokurorëve ka zgjedhur këtë të enjte Eloida Goxhin anëtare të Këshillit të Lartë të Prokurorise.

Sipas News 24, Eloida Goxhi është konfirmuar në detyrë me 104 vota pro duke zënë vendin e lënë bosh nga Besnik Cani, i cili më 27 shkurt 2020 u shkarkua duke qenë se i dolën probleme me pasurinë, aftësitë profesionale dhe shkeljen e etikës.

Ditën e sotme, Moisi Duda, prokuror i Apelit, mori automatikisht vendin tjetër që ishte bosh.

Katër prokurorët e tjerë që ishin në garë për vendin e dytë të lirë ishin:

Zeqir Hoda, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë;
Eloida Goxhi, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat;
Albert Kuliçi, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë;
Elona Alvora, prokurore, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë./Opinion.al

Pas