Kronikë

Plagosi vëllain me kallashnikov,momenti i arrestimit të autorit në Lushnje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:09 - 24/09/21 |
Opi Nion

Policia e Lushnjes ka publikuar pamjet e arrestimit të Sami Veliut, i cili qëlloi me kallashnikov vëllain e tij Faik Veliu 65 vjeç mëngjesin e sotëm. Ngjarja ndodhi në fshatin Ngurrëz e Vogël të Lushnjes.

Pas ngjarjes, autori u arratis dhe u fsheh në një shtëpi të braktisur të fshatit. Aty iu gjet edhe arma e krimit tip kallashnikov, një kallëp tritoli bashkë me ndezësin dhe fishekë luftarak.

Policia sqaron edhe dinamikën e ngjarjes. Faik Veliu kishte dalë jashtë banesës së tij rreth orës 05:00 për t’u kujdesur për bagëtitë.

Në këtë moment është qëlluar me automatik nga distanca nga vëllai i tij. 65-vjeçari ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Paraprakisht dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur për motive pronësie. Sami Veliu akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. /tvklan.al

Pas