InstaBIZ

Pesë muaj nga sjellja në jetë e djalit, Jason Derulo ndahet nga partnerja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:33 - 24/09/21 |
Opi Nion

Këngëtari Jason Derulo dhe Jena Frumes zyrtarisht nuk janë më së bashku.

Lajmin e ka dhënë vetë artisti të enjten, teksa njoftoi se ai dhe e partnerja e tij, Jena Frumes janë ndarë, gati pesë muaj pasi mirëpritën djalin e tyre Jason King.

“Jena dhe unë kemi vendosur të ndahemi”, tha Derulo në Twitter.

“Ajo është një nënë e përkryer, por ne mendojmë se të qenit të ndarë në këtë kohë do të na lejojë të jemi versionet më të mira të vetes sonë dhe prindërit më të mirë. Ju lutemi respektoni privatësinë tonë gjatë kësaj kohe.” shtoi ai.

Kujtojmë se ata filluan të dilnin bashkë në mars të 2020-ës.

Pas