Kronikë

Plagosi pronarin e hotelit në Pogradec, pranga njërit prej autorëve



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:05 - 25/06/22 |
Opi Nion

Është arrestuar një prej autorëve që plagosi pronarin e hotel “Voloreka” Johan Muçllarin në muajin prill. Në pranga ka rënë Griseld Maxhari, ndërsa autori tjetër i dyshuar për këtë ngjarje, Firdeus Berberi është ende në kërkim.

“Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin e datës 29.04.2022, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”; “Prishja e qetësisë publike”. Ndalimi i shtetasit G. M., lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 25.04.2022, në qytetin e Pogradecit, ku 22-vjeçari në bashkëpunim me shtetasin F. B., (i shpallur në kërkim) tentuan të vrisnin me armë zjarri tip pistoletë shtetasin J. M., 22 vjeç, banues në Pogradec”, njofton policia.

Kujtojmë se mes familjes Muçllari dhe Berberi ka patur një konflikt të nisur që në vitin 2018, që është shoqëruar me përplasje dhe sule nga të dyja palët./Opinion.al

Pas